Armando Sadiku sërish në dyshim për sfidat e nëntorit të Kombëtares

Armando Sadiku sërish në dyshim për sfidat e nëntorit të Kombëtares

11:31, 29/10/2019

Planet e trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, mund të ndryshojnë përsëri sa i përket Armando Sadikut.

Sulmuesi dukej se ishte kthyer përsëri në formën më të mirë në kohët e fundit, duke luajtur e shënuar me rregullsi për klubin e Malagas.

Por plani për ta kthyer në radhët e kuqezinjve në grumbullimin  nëntorit mund të ndeshet me një pengesë.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për problemet familjare të futbollistit, pro për disa shqetësime që e kanë shoqëruar pas sfidës së fundit ndaj Real Oviedo.

Lojtari po bënte një sprint kur ndjeu një tërheqje në pjesën e pasme të kofshës së majtë dhe lajmëroi menjëherë stafin mjekësor duke kërkuar ndërrim.

Klubi bëri të ditur se ai do t’i nënshtrohet disa vizitave më të specializuara gjatë ditës së sotme dhe nga kjo do të varet edhe paraqitja e tij në dy takimet e radhës, kundër Ponferradina dhe Fuenlabrada.

Nëse Sadiku nuk do të jetë në gjendje që të luajë këto dy sfida, atëherë duket e pamundur që ai të jetë i pranishëm dhe në formë për dy takimet e përfaqësueses ndaj Andorrës dhe Francës.

Ndaj vizita e sotme do të përcaktojë edhe nëse ai do të jetë apo jo në listën e trajnerit Reja për të dy takimet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco