Ronaldo: Këto janë ndeshjet që më motivojnë

Ronaldo: Këto janë ndeshjet që më motivojnë

10:25, 29/10/2019

34-vjeçari Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se ai e ka të vështirë ta motivojë veten për çdo ndeshje dhe shtoi se, po të varej nga ai, do të luante vetëm në ndeshjet e Portugalisë dhe në Ligën e Kampionëve.

Portugezi mund të mos ketë qenë njëri ndër lojtarët më të talentuar në botë, por vullneti i tij për ta shtyrë veten në maksimum dhe për ta nxjerrë më të mirën nga vetja gjatë ndeshjeve dhe stërvitjeve e ka bërë atë njërin ndër lojtarët më të mirë në botë.

Megjithatë, me kalimin e viteve, lojtarëve si Ronaldo, që kanë fituar gjithçka në karrierë, u humb pak nga pak motivi.

Për këtë arsye, tani 34-vjeçari po e ka të vështirë ta motivojë veten për çdo ndeshje.

Në një intervistë të fundit të dhënë për “France Football”, Ronaldo e pranoi se nëse do të varej nga ai, do të luante vetëm në ndeshjen e Kombëtares së Portugalisë dhe në Ligën e Kampionëve.

“Nëse do të varej nga unë, do të luaja vetëm në ndeshjet e rëndësishme, në ato me ekipin kombëtar dhe ato të Ligës së Kampionëve. Këto ndeshje më motivojnë”, ka thënë Ronaldo.

“Por, ti duhet të jesh profesionist dhe ta nderosh familjen dhe klubin që të paguan. Duhet ta japësh më të mirën tënde çdo ditë”, deklaroi portugezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco