Ish-presidenti del kundër klubit: Barcelona e ka fajin që nuk u zhvillua ‘El Clasico’

Ish-presidenti del kundër klubit: Barcelona e ka fajin që nuk u zhvillua ‘El Clasico’

09:37, 29/10/2019

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, beson se pikërisht klubi katalanas është përgjegjës për shtyrjen e përballjes kundër Real Madridit, në atë që do të jetë “El Clasico” e parë e këtij sezoni të ri.

Komiteti i Garave i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës e ka konfirmuar se ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit, që ishte planifikuar të luhet më 26 tetor, është shtyrë më 18 dhjetor, për shkak të situatës së tensionuar në Katalonjë.

Tensionet në regjionin katalanas janë ndezur nga vendimi i gjykatës spanjolle për t’i burgosur disa liderë politikë të lëvizjes për pavarësimin e Katalonjës nga Spanja dhe për rolin e tyre në referendumin e mbajtur për këtë çështje në vitin 2017.

E gjitha kjo situatë ka bërë që Komiteti i Garave i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës (RFEF) ta kërkojë shtyrjen e ndeshjes, kërkesë që të dyja klubet e kanë pranuar dhe ato janë pajtuar që ndeshja të zhvillohet më 18 dhjetor.

Laporta, që ishte president i Barcelonës mes viteve 2003 dhe 2014, beson se ndeshja do të duhej të ishte zhvilluar ashtu siç ishte planifikuar fillimisht dhe ai beson se klubi katalanas është përgjegjës për shtyrjen e përballjes.

“Po, do ta kisha lejuar zhvillimin e asaj ndeshjeje të shtunën, sepse nëse Real Madridi do të donte të luante, atëherë nuk e shoh këtë asnjë problem”, ka thënë Laporta.

“Të fuqishmit dëshironin t’i rrisnin përmasat e asaj që po ndodhte në Katalonjë për arsye politike. Barcelona bëri gabim, sepse ata e kriminalizuan atë lëvizje dhe e vendosën politikën para një ndeshjeje futbolli, që gjithmonë ka konotacione politike. Ka qenë gjithmonë kështu”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco