Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Zbulohet debati i Rei Manajt me trajnerin e Albacetes

Zbulohet debati i Rei Manajt me trajnerin e Albacetes

08:54, 29/10/2019

Goli i shënuar me Kombëtaren i ka kushtuar shumë shtrenjtë Rei Manajt, pasi ai ka qenë arsyeja pse është dënuar nga klubi i Albacetes.

Më saktësisht ka qenë zanafilla e një debati publik mes sulmuesit shqiptar dhe trajnerit të skuadrës spanjolle sa i përket aktivizimit të futbollistit, gjithçka në sy të shokëve të skuadrës.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se Manaj i pakënaqur që nuk kishte qenë titullar para ndeshjes me Fuenlabrada, ka kërkuar me zë të lartë shpjegime nga tekniku Ramis.

Argumenti që ai ka shpalosur në sy të shokëve të skuadrës, ishte pikërisht goli që kishte shënuar me përfaqësuesen shqiptare në fillimin e asaj jave ndaj Moldavisë.

Lojtari ka insistuar se ishte në formë për të luajtur si titullar, pasi vetëm pak ditë më parë kishte gjetur rrjetën në mënyrë spektakolare me finte me fanellën kuqezi, por trajneri e ka cilësuar si një mungesë respekti ndaj shokëve të skuadrës.

Ndaj menjëherë pas asaj sfide të fituar 1-0 nga Albacete e ku Manaj nuk u aktivizua asnjë minutë, u mor vendimi që lojtari të stërvitej veçmas të tjerëve në një javë, ndërsa do të kishte edhe sanksion financiar.

Ai ndoqi nga tribuna ndeshjen e javës së fundit, të fituar kundër Cadiz, por që nga dita e sotme klubi vendosi ta kthente në stërvitje të rregullt me shokët e skuadrës dhe do të jetë trajneri pastaj ai që do të vendosë nëse do ta aktivizojë apo jo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco