Djali i Rudi Vatës në gjurmët e të atit, firmos kontratë profesioniste me Celtic

Djali i Rudi Vatës në gjurmët e të atit, firmos kontratë profesioniste me Celtic

08:42, 29/10/2019

Mbiemri Vata duket se është i destinuar për të qëndruar te Celtic Glasgow.

Pas Rudi Vatës, që për sezonet 1992-1996 ishte pjesë e klubit skocez, me një kontratë profesioniste është lidhur me klubin jeshil edhe i biri i tij, Roko Vata.

Roko, i lindur më 18 prill të 2005-ës, ka firmosur kontratën e parë si profesionist në karrierën e tij që sapo ka nisur dhe po rritet, dhe është një element i rëndësishëm për akademinë e klubit të Celtic, ku luan me ekipin U-16.

Bashkë me babanë e tij, ish-kapitenin e Kombëtares, Rudi Vatën, ai firmosi kontratën si profesionist në prani të administratorit të Celtic, Piter Luoell, si edhe drejtorin e akademisë së klubit jeshil, Chris McCart.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco