Guardiola tregon ‘takimin” e parë me Messi-n: I vogël dhe i turpshëm, mendova se...

Guardiola tregon ‘takimin” e parë me Messi-n: I vogël dhe i turpshëm, mendova se...

23:18, 28/10/2019

Pep Guardiola ka treguar në një intervistë për “Catalunya Radio” të kaluarën e tij si pjesë e Barcelonës e është ndalur fillimisht te impakti që kishte pasur në periudhën e tij si trajner Lionel Mesi.

“Dikush nga akademia më kishte thënë që kishte një lojtar shumë të mirë. Më thanë që ishte shumë i vogël, por që shënonte shumë gola e driblonte shumë mirë. Nuk e njihja dhe një ditë e pashë me babain e tij në tendën e “Nike” në El Prat. E pashë të vogël dhe të turpshëm dhe mendova ‘a të jetë aq i mirë sa më thonë?’. Por pastaj ne filluam një sezon në Skoci, fituam 1-6 dhe 5-0 e ai shënoi 3 gola në çdo ndeshje, mendova se me të do të fitonim gjithçka” pranoi Guardiola.

Ai pranon se periudha si tarjner te Barcelona kishte qenë shumë e ngjeshur, por gjithsesi e këndshme se kishte pasur një grup unik lojtarësh në dispozicion. “Ishim një grup miqsh që dilnim bashkë për darkë. Një grup që dinte si të shtynte para në momentet e vështirësisë. Sigurisht që ndjehesha shumë mirë, por pesha e drejtimit të një transoqeaniku si Barcelona bën që të mos kesh shumë kohë që të argëtohesh nga ajo”, tha Guardiola. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco