Duro: Kukësi më i mirë se Partizani, nuk jam i zhgënjyer me barazimin!

Duro: Kukësi më i mirë se Partizani, nuk jam i zhgënjyer me barazimin!

22:49, 28/10/2019

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro ka folur pas barazimit 0-0 përballë Partizanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.

Në një prononcim pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i verilindorëve nuk ndihet i zhgënjyer duke vlerësuar  kundërshtarin.

“Nuk jam i zhgënjyer. Unë e kam thënë edhe para ndeshjes, që ishte sfidë e vështirë. Partizani ishte me moral të lartë. Një fitore e Partizanit do na krijonte probleme. Objektivi ishte fitore, por objektivi minimal ishte barazimin. Jam i kënaqur. 

Kampionati është i gjatë, e rëndësishme është që Partizani mos të shkëputej. Unë mendoj se Kukësi është më i fortë. Kemi fituar ndeshjen e parë, barazuam sotë në “Selman Stërmasi”, ndaj një tifozeri të madhe dhe të zjarrtë. Jo si Kukësi që është pa shtëpi, dhe nuk e di ku luan", tha fillimisht ai.

Shkurtaj?  Ai është momentalisht finalizues i skuadrës dhe lojtar që na prishi punë patjetër. Janë gjëra që ndodhin dhe u detyruam të bënim ndryshime. Kishim edhe Limajn që ka luajtur i sforcuar pas një kontraktimi muskulor.

Ekipi më i fortë në fushë dhe incidenti me Lerdën? Pyesni Lerdën sepse u çudita. Nuk e di pse reagoi dhe u çudita. Çdo gjë që ndodh në fushë nuk kanë lidhje trajnerët për etikë. Jam takuar disa herë me të dhe nuk i di arsyet. Duhet ta kishim bërë mbledhjen para ndeshjes, për sa i përket vonesave të lojës.

Vendosjen me 5 e kishe punuar në stërvitje? Unë kisha punuar gjatë gjithë javës që Partizani do luante me 4 mbrojtës. Para ndeshjes mora informacion që trajneri e ka vendosur me 5 mbrojtës, në atë moment bëra lëvizje dhe tërhoqa Musollin në qendër të mbrojtjes. Interpretimi i ndeshjes ishte i mirë. Në këto ndeshje mundësitë nuk janë të shumta. Kishim mundësitë me Abazajn, Rrocën dhe Mustën. Ishte ndeshje që kush shënonte fitonte. Në qoftë se do e dija që Partizani do luante me 5 mbrojtës, do bëja ndryshime gjatë javës. E bëra brenda për brenda lëvizjen. Musolli i jep më grintë skuadrës.

Pse nuk aktivizuat Dakun, por Ethemin? Zgjidhje teknike. Ethemi i ka krijuar probleme me daljet vertikale. Daku është më i ngadaltë. Partizani është më i fuqishëm në qendër, si dhe në lojën në ajër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco