Klopp i del ne krah Xhakës/ Ky futbollist i shkëlqyer meriton respekt

Klopp i del ne krah Xhakës/ Ky futbollist i shkëlqyer meriton respekt

22:32, 28/10/2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës i cili hodhi shiritin e kapitenit të Arsenalit pasi tifozët e vërshëllyen gjatë zëvendësimit.

Strategu gjerman në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se futbollisti shqiptar meriton respekt.

“Nuk po shkruaj si trajner i Liverpoolit por si tifoz, që e shoh futbollin më shumë se një lojë. Nuk është mirë të sulmosh dhe të fyesh një lojtar të madh futbolli deri në këtë pikë, çdo person ndonjëherë ka momente të këqija, por të paktën nuk është faji i tij për këtë situatë në klub.

Futbolli është më shumë se një lojë, ju lutem të gjithë tifozët anembanë botës mos e përdorni futbollin për të treguar karakterin tuaj të keq.

#Respect”, shkroi Klopp në profilin e “Facebook-ut” që ka rreth 1.9 milionë fansa por ende nuk është konfirmuar si profili zyrtar i trajnerit gjerman.

Episodi i shëmtuar ndodhi gjatë përballjes së Arsenalit në fundjavë kundër Cristal Palaces pasi në minutën e 61-të, trajneri Unai Emeri vendosi të largojë shqiptarin nga fusha e lojës, për të aktivizuar në vendin e tij, Bukajo Saka.

Pikërisht ky zëvendësim nuk i pëlqeu aspak mesfushorit shqiptar, i cili hodhi shiritin e kapitenit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco