VIDEO/ ‘Mister...Nuk do ta nxjerrim topin jashtë’, çmenduria e Lerda-s gjatë ndeshjes

VIDEO/ ‘Mister...Nuk do ta nxjerrim topin jashtë’, çmenduria e Lerda-s gjatë ndeshjes

21:55, 28/10/2019

Partizani nuk mori më shumë se një barazim pa gola në sfidën kundër Kukësit e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.

Një episod me të vërtet i çuditshëm ndodhi në minutën e 76-të të takimit, teksa loja ishte ndalur për një faull.

Trajneri Franko Leda ka thirrur teknikun e Kukësit, Shpëtim Duro, duke i bërë një kërkesë për sa i përket ndalesave të lojës.

“ Mister, mister! Nuk do të hedhim më topin jashtë sa herë që dikush hidhet në fushë se po ndërpritet ndeshja. Loja duhet të ndalohet, vetëm kush dikush goditet në kokë ”, ishte kërkesa e Lerdës, ndërkohë që trajneri Duro mbeti i çuditur nga ky reagim, dhe nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte.

Ndërkohë që trajneri italian nuk i shpëtoi ndëshkimit me karton të verdhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco