ZYRTARE: Jaap Stam largohet nga Feyenoordi

ZYRTARE: Jaap Stam largohet nga Feyenoordi

21:12, 28/10/2019

Jaap Stam ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit tw Feyenoordit

Drejtori teknik i Feyenoordit, Sjaak Troost ka thënë se ai është i zhgënjyer me vendimin e Stam, pasi lojtarët dhe stafi e dëshironin vazhdimin e tij.

“Trajneri kishte mbështetjen tonë dhe të lojtarëve, por dëshira e tij ishte që të largohej”, ka thënë ai.

“Por, nëse dikush thotë: Unë nuk besoj me në të dhe nuk dua të vazhdoj më, atëherë ne duhet ta respektojmë atë vendim”, ka shtuar më tej Troost.

Stam ka thënë se nuk ishte vendim i lehtë, mirëpo skuadra renditet aktualisht në vendin e 12-të në ligën e Holandës me vetëm 14 pikë të grumbulluara pas 11 javësh.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco