Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Lerda pas barazimit: I kënaqur me lojë e lojtarëve të Partizanit, gjyqtarët...

Lerda pas barazimit: I kënaqur me lojë e lojtarëve të Partizanit, gjyqtarët...

21:00, 28/10/2019

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda ka folur pas barazimit 1-1 në sfidën kundër Kukësit.

Në një deklaratë për “Supersport”, tekniku italian u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, edhe pse ekipi nuk mori tre pikët.

“Jam i kënaqur, lojtarët arritën ta interpretonin mjaft mirë ndeshjen. Me pak fat mund të merrnim diçka më tepër. Do ti bëj komplimente lojtarëve që luajtën. Nuk dua të flas për ata që nuk luajtën. Se i bie që të flas edhe për ata që janë të dëmtuar dhe mungojnë.

Nuk kemi sakrifikuar asnjë lojtar. Kemi luajtur me 5. Idrizi dhe Trashi kanë luajtur si mesfushorë dhe nuk e ndjemë mungesën e një tjetër mesfushori”, tha fillimisht ai.

“Gjyqtari si të gjithë ne, trajnerët e lojtarët, mund të gabojë. Më dukej se ndërhyrja e ndaj Hoxhës ishte në kufijtë e rregullores. Por gabojmë të gjithë, mund të ndodhë.

Me kënaq paraqitja se është më e rëndësishme, kemi luajtur futboll, jemi munduar gjithmonë që të luajmë nga mbrapa, kemi krijuar shumë rreziqe ndaj një skuadre që nga cilësia është ndër më të mirat dhe kjo më kënaq. Kampionati është i gjatë. Prova e gjithë grupit është e kënaqshme, por me pak fat mund të merrnim më shumë. Renditja tani në këto momente nuk ka shumë vlerë por paraqitja.

Më ka pëlqyer shumë faza ofensive se kemi shkuar në goditje, Trashi bënte mirë në shtyllën e dytë dhe më pëlqeu faza sulmuese e ekipit”, tha Lerda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco