Ilir Daja ‘shpërthen’ me kritika ndaj arbitrave: Po e dëmtojnë Skënderbeun!

Ilir Daja ‘shpërthen’ me kritika ndaj arbitrave: Po e dëmtojnë Skënderbeun!

20:29, 28/10/2019

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka folur i zhgënjyer pas barazimit 1-1 ndaj Flamurtarit në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore.

Në një prononcim për “Supersport”, trajneri Daja është ndalur te gjyqtarët, që sipas tij në çdo ndeshje e kanë dëmtuar skuadrën korçare.

“Nuk po merrem me kundërshtarët se është bërë standarde, por ajo që më bën përshtypje është se në disfavorin tonë ka gola të mohuar dhe penallti të pa dhëna”, tha fillimisht ai.

 “Duhet të dinë një fakt që Skënderbeu del në fushë duke dhënë më të mirën dhe për të realizuar synimet madhore që ka. Edhe në ndeshjet me kundërshtarët që janë pretendentë për titull, jemi arbitruar me arbitra që nuk kanë eksperiencën e duhur për të  menaxhuar një ndeshje me rëndësi”, vijoi Daja.

“Shikoj që në çdo ndeshje ka raste ku e pëson gjithmonë Skënderbeu. Pavarësisht se çfarë momenti që po kalon, Skënderbeu është ekipi që ka mbajtur standard dhe i ka dhënë tonin futbollit duke e prezantuar denjësisht edhe jashtë”, – tha Daja pas takimit në Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco