Partizani ‘ngec’ përballë Kukësit, 'Të kuqtë' kryesojnë Superligën

Partizani ‘ngec’ përballë Kukësit, 'Të kuqtë' kryesojnë Superligën

19:56, 28/10/2019

Ka përfunduar në barazim pa gola super ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.

Në ndeshjen e cila u zhvillua në “Selman Stërmasi” të kuqtë nuk arritën që të shënonin pasi çdo tentativë u neutralizua nga portieri i Kukësit, Xhika.

Vlen të theksojmë traversën e Çinarit në fillim të ndeshjes, me ekipin kryeqytetas të cilët iu afruan më shumë golit, ndërsa verilindorët disa herë shpëtuan për mrekulli. Por pavarësisht gjuajtjeve të njëpasnjëshme drejt katërkëndorit të verilindorëve, nuk ia doli që të mposhtte Xhikën e pozicionuar mirë.

Pas këtij barazimi, Partizani kryeson Superligën me 18 pikë të grumbulluara, 1 më shumë se Bylisi i vendit të dytë që barazoi ditën e djeshme kundër Teutës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco