Wanda rihap polemika me zikaltrit: Doja që Icardi të shkonte te Milani

Wanda rihap polemika me zikaltrit: Doja që Icardi të shkonte te Milani

14:59, 28/10/2019

Mauro Icardi është duke fituar gjithmonë e më shumë zemrat e tifozëve të PSG-së, me golat e realizuar.

Ndërkohë, bashkëshortja e sulmuesit argjentinas, Wanda Nara, ka zbuluar një paraskenë “bombastike”.

Agjentja e Icardit konfirmoi se ka ekzistuar një mundësi për transferimin e Icardit te Milani gjatë merkatos së verës.

E pranishme në emisionin “Tika Taka”, Wanda u shpreh: “Ishte një mundësi për të shkuar te Milani. Për mua dhe familjen, sigurisht që ishte një zgjedhje më e mirë, duke mbetur në Milano, por një ekip si PSG-ja ishte vendimi më i mirë për të në karrierë. Të shkoja në Francë, ishte zgjidhja më e vështirë për mua. Unë sapo mbërrita këtu nga Parisi. Nesër në mëngjes, do të kthehem sërish atje. Fëmijët e mi janë në Parais. Por kjo zgjedhje ishte më e mira për karrierën e Mauros”, u shpreh Wanda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco