Besnikëria e Vedat Muriqit: Po vëzhgohesha nga Turqia, por zgjodha vendin tim, Kosovën

Besnikëria e Vedat Muriqit: Po vëzhgohesha nga Turqia, por zgjodha vendin tim, Kosovën

14:21, 28/10/2019

Vedat Muriqi e ka pranuar se në të kaluarën mund t’i bashkohej ekipit U-21 të Turqisë.

Por, në fund sulmuesi prizrenas mori ofertë nga Përfaqësuesja A e Kosovës dhe e pranoi atë, duke hequr dorë nga turqit.

Sulmuesi shtatlartë kishte marrë ofertë në atë kohë për të luajtur për ekipin U-21 të Turqisë, pasi atë e kishte ftuar trajneri i atëhershëm i atij ekipi, Abdullah Ercan.

Por, në fund sulmuesi i Fenerbahçes kishte marrë ofertë nga Përfaqësuesja A e Kosovës, të cilën natyrisht se nuk mund ta refuzonte.

“Unë isha duke u ndjekur nga Turqia, por jo nga ekipi A. Bëhet fjalë për ekipin U-21 të Turqisë, pasi mua më donte trajneri Abdullah Ercan. Dokumentacioni ishte duke u procesuar, por më pas më erdhi oferta nga ekipi Përfaqësues A i Kosovës dhe shkova për të luajtur për vendin tim”, ka thënë Muriqi për mediat turke.

Ditë më parë mediat e Turqisë shkruan se Muriqi ishte në opsion të Turqisë para se ta zgjidhte Kosovën.

Natyrisht, 25 vjeçari e bëri zgjedhjen e duhur pasi tashmë është bërë yll i “Dardanëve”.

Ai realizoi tre gola për Kosovën vetëm në periudhën shtator-tetor, kundër Republikës Çeke, Anglisë dhe Malit të Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco