Merrte 300 mijë euro, Interi i ofron 1.5 milion euro me kontratën e re

Merrte 300 mijë euro, Interi i ofron 1.5 milion euro me kontratën e re

13:41, 28/10/2019

Alessandro Bastoni e ka kaluar provën e madhe, duke i bindur të gjithë tek Interi.

I kthyer nga huazimi 1-vjeçar te Parma, mbrojtësi i ri italian ka treguar aftësitë e tij në të gjitha rastet që i ka dhënë Conte dhe ky i fundit tashmë e konsideron si të barabartë me emrat e tjerë në repartin e mbrojtjes.

Drejtuesit zikaltër janë vënë në lëvizje për të shpërblyer punën e mire të 20-vjeçarit me një kontratë të re, që, më shumë se kohëzgjatja, e cila skadon në 2023, do të rinovohet për të përmirësuar pagën, pasi Bastoni përfiton vetëm 300 mijë euro në sezon.

Në marrëveshjen e re, Interi besohet se do t’i ofrojë 1.5 milionë euro në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco