Talenti i Romës tregon si i shënoi Milanit

Talenti i Romës tregon si i shënoi Milanit

12:00, 28/10/2019

Duke përfituar nga një gabim i Calabrias, Nicolo Zaniolo, gjeti kohën për të ndëshkuar Milanin, duke mundur me një goditje të saktë mikun Donaruma.

Mesfushori ka vlerësuar ndeshjen e verdhekuqve, teksa pas ndeshjes për rrjetin “SKY” tha: “Kishte shumë rëndësi që të merrnim pikët, aq më tepër ndaj një rivali direkt. Jemi të lumtur, por mendja jonë është që tani tek Udineze. Më pëlqeu karakteri që shfaqëm dhe që ndihmova ekipin për të marrë fitoren”.

Roma po vuan dëmtimet e shumta, por nuk vuan për lider.

Edhe pse 20-vjeçar, Nikolo Zaniolo po merr përdore verdhekuqtë dhe pas golit në Ligën e Europës, dje ka shënuar një tjetër që vlejti për tri pikë, e jo për një siç ndodhi ndaj Gladbahut.

Duke folur për paraqitjen e tij ndaj Milanit, mesfushori deklaroi: “Te goli prita lëvizjen e Donarumës, ndërsa kur Xhixho ma priti, gabova vendim. Këto janë pjesë e lojës, rëndësi ka që fituam. Personalisht jam gati të bëj gjithçka për këtë fanellë të lavdishme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco