‘Strakoshën e tradhtojnë shokët e ekipit’

‘Strakoshën e tradhtojnë shokët e ekipit’

09:30, 28/10/2019

Ka rezultuar në lartësinë e pritshmërive sfida e “Artemio Frankit” mes Fiorentinës dhe Lazios.

24 minuta iu deshën miqve të gjenin avantazhin falë Correas, ndërsa vendësit barazuan 4 minuta më pas me Chiesën.

Fitorja erdhi në minutën e fundit falë bomberit Imobile, por nëse Lazio qëndroi në garë, meritë ka edhe Thomas Strakosha, që i dha mundësi skuadrës të luftonte për tri pikët.

Portieri bardhekaltër ishte në lartësinë e situatave, duke bërë dy ndërhyrje vendimtare kur sfida ishte në ekuilibër.

Mediat italiane e kanë vlerësuar me notën 6 portierin shqiptar.

“I saktë në menaxhimin e situatave dhe i vëmendshëm ndaj Chiesës dhe Castrovilit. Te goli e tradhtojnë shokët e repartit”, ishte vlerësimi për Strakoshën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco