Messi: Nuk mund ta imagjinoj largimin nga Barcelona

Messi: Nuk mund ta imagjinoj largimin nga Barcelona

08:26, 28/10/2019

Gjithçka është e qartë, Barça i ka dhuruar gjithçka, e ka bërë këtë që është dhe s’dëshiron të largohet nga “Camp Nou”.

Lionel Messi edhe njëherë ka përsëritur se mund ta mbyllë karrierën te Barcelona.

Ylli argjentinas, në një intervistë për “TyC Sports”, tha se “s’mund ta imagjinoj largimin nga Barça”, por as nuk fshehu dëshirën që një ditë të luajë për Newell’s Old Boys.

Megjithatë, ai pak beson se kjo dëshirë është e realizueshme.

“Nuk dua të largohem nga këtu. S’mund ta imagjinoj largimin nga Barça”, deklaroi “pleshti”.

“Ëndërroj të luaj në Newell’s Old Boys në Argjentinë, por nuk e di nëse do të ndodhë. Kam një familje dhe familja vjen para çdo dëshire timen”, u shpreh Messi, i cili është pjesë e Barcelonës që nga mosha 13-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco