Klopp: E dashuroj futbollin kur dy skuadrat luajnë pa frikë

Klopp: E dashuroj futbollin kur dy skuadrat luajnë pa frikë

22:24, 27/10/2019

Liverpooli mposhti Tottenhamin në “Anfield” me rezultatin 2-1, në një ndeshje që i tregoi të gjitha.

Vendasit e panë veten në disavantazh që në minutën e parë, por të besuarit e Jurgen Klopp nuk u dorëzuan, duke ia dalë të rikthejnë rezultatin në pjesën e dytë.

Mjaft i lumtur është dukur edhe tekniku gjerman pas përfundimit të ndeshjes, teksa në intervistën e dhënë u shpreh: “Ndeshjen kundër Tottenhsmit e kisha menduar prej disa ditësh. E dinim që janë një skuadër kompakte, agresive dhe do të bënin presion lart. Të gjitha këto ndodhën gjatë ndeshjes.

E dashuroj futbollin kur dy skuadra luajnë lart, duke bërë presion pa asnjë frikë. Sot ishte një ndeshje e tillë.

Arritëm të fitonim falë paraqitjes së shkëlqyer të disa lojtarëve. Të dyja skuadrat kanë lojtarë shumë të mirë në përbërje. Kjo pa diskutim ishte një ndeshje e shkëlqyer.

Të jesh në disavantazh 1-0 ndaj Tottenhamit është e vështirë, por djemtë ia dolën të rikthenin rezultatin”, përfundoi Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco