Milani humbi me Romën, ky është reagimi i trajnerit Pioli

Milani humbi me Romën, ky është reagimi i trajnerit Pioli

20:54, 27/10/2019

Milani dështoi të marrë pikë ditën e sotme ndaj Romës, teksa u mposht nga këta të fundit me rezultatin 2-1.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, ka dhënë një intervistë për mediat italiane.

Në intervistën e tij, tekniku italian është shfaqur i mërzitur për gabimet e skuadrës, duke thënë se me pak kujdes mund të kishin marrë të paktën 1 pikë.

“Prisja më shumë nga ekipi. Ne kemi bërë shumë gabime, për një ekip siç jemi ne. Nuk mund të pësosh një gol, si ai i Zaniolos që pësuam ne. Nëse do ishim më të vëmendshëm, mund të kishim marrë edhe një barazim.

Ne lamë shumë hapësira në fushë, duke i dhënë terren kundërshtarit. Unë mendoj se dëshira nuk na ka munguar, por ne kemi bërë zgjedhjet e gabuara në nivelin taktik. Kundër një ekipi të fortë si Roma në duhet të bënim më mirë.

Në golin e dytë të pësuar nuk kishte presion, nuk mund ta pësosh një gol si ai. Ideja ime është të përfitoj sa më shumë nga të gjithë.

Kam pasur vetëm 10 ditë kohë për të punuar këtu dhe kam preferuar të ndryshoj sa më pak të jetë e mundur. Do të ketë hapësira për të gjithë lojtarët”, përfundoi Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco