Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

VIDEO/ Tifozët e vërshëllejnë, Granit Xhaka u bën gjestin ironik

VIDEO/ Tifozët e vërshëllejnë, Granit Xhaka u bën gjestin ironik

20:24, 27/10/2019

Arsenali barazoi ndaj Cristal Palace ditën e sotme, duke shpërdoruar avantazhin e dyfishtë që kishte arritur në pjesën e parë.

Në minutën e 61-të, trajneri Unai Emeri vendosi të largojë nga fusha e lojës Granit Xhakën, për të aktivizuar në vendin e tij, Bukajo Saka.

Pikërisht ky zëvendësim nuk i pëlqeu aspak mesfushorit shqiptar, i cili hodhi shiritin e kapitenit.

Por, nuk përfundon këtu, pasi gjatë zëvendësimit, tifozët e pranishëm në stadium, nuk i kursyen fishkëllimat në drejtim të tij.

I mërzitur nga kjo situatë, 27-vjeçari reagoi edhe ndaj tifozëve, teksa bëri me shenjë për të fishkëllyer akoma më shumë, në formën e ironisë.

Menjëherë sapo doli nga fusha e lojës, Xhaka nuk qëndroi në stol, por u largua direkt në dhomat e zhveshjes, i mërzitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco