Edhe Messi ka ankesa për VAR-in: Nuk po përdoret si duhet

Edhe Messi ka ankesa për VAR-in: Nuk po përdoret si duhet

18:38, 27/10/2019

Lionel Messi nuk është i kënaqur me mënyrën se si po përdoret VAR-i.

Kapiteni i Barcelonës është pro VAR-it, por nuk është duke i pëlqyer mënyra se si është duke u përdorur, pasi sipas tij, edhe me teknologji vazhdon të ketë shumë dyshime pas ndeshjeve.

“Më pëlqen VAR-i, por duhet ende kohë që të përdoret mirë”, u shpreh Messi në një intervistë për “TyC Sports”.

“Nuk më pëlqen vetëm për faktin që kur duhet të heqë dyshimet, prapë përcaktohet nga zgjedhjet e gjyqtarit kryesor apo aty në dhomën e VAR-it dhe nuk mbështetet shumë në atë çfarë vërtet ndodh në fushë. VAR është diçka e mirë, por s’po përdoret si duhet”, ka thënë ndër të tjera argjentinasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco