FOTO/ Roma-Milan, formacionet zyrtare

FOTO/ Roma-Milan, formacionet zyrtare

17:28, 27/10/2019

Roma do të presë në shtëpi Milanin ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Serie A.

Të dyja ekipet vijnë në këtë përballje në një formë jo të mirë, teksa verdhekuqtë vijnë pas dy barazimeve në kampionat, ndërsa kuqezinjtë pas një fitore dhe një barazimi.

Roma do të jetë me shumë mungesa në këtë sfidë, për shkak të dëmtimeve që janë kthyer në një problem serioz për ekipin e Fonsekës në këtë fillim sezoni.

Ndërkohë Pioli do të ketë ekipin e plotë, me përjashtim të Kaldarës, i cili vazhdon fazën e rikuperimit.

Në dy ndeshjet e sezonit të fundit, “Djalli” mori një fitore në shtëpi ndaj kryeqytetasve dhe një barazimi në stadiumin “Olimpico”.

Te Milani shpresojnë që kjo të jetë ndeshja e kthesës, pasi kuqezinjtë kanë grumbulluar vetëm 10 pikë në 8 ndeshjet e para, duke qenë shumë larg pritshmërive të këtij sezoni.

Ky takim do të luhet në orën 18:00, teksa më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco