Mbrojtësi i Lazios rrëfen se çfarë bëri për të mposhtur kancerin

Mbrojtësi i Lazios rrëfen se çfarë bëri për të mposhtur kancerin

16:40, 27/10/2019

Françesko Açerbi është një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A momentalisht, por jeta e tij ka pasur shumë vështirësi deri këtu.

Në vitin 2013, mbrojtësi italian ishte diagnostikuar me sëmundjen e kancerit, të cilën pas rreth 8 muajve ia doli ta mposhttë.

31-vjeçari është rikthyer të flasë për të kaluarën e vështirë që ai ka pasur, teksa thotë se ishte pikërisht kanceri që e shpëtoi atë nga pija, të cilën e kishte nisur pas vdekjes së babait të tij.

Pasi babai im ndërroi jetë, unë u shkatërrova. Luaja për Milanin dhe asgjë nuk më jepte vullnet. Nuk dija si të luaja. Fillova të pija gjithçka. Megjithatë kanceri më shpëtoi. Unë duhet të luftoja kundër diçkaje, dhe kisha një limit për të kaluar. Mund të them se sëmundja më përmirësoi, mi largoi të gjitha pendimet që kisha. Ndalova së ëndërruari, tani i vendos vetes objektiva të arritshme. Për shembull, një nga qëllimet e mia ishte të luaja për kombëtaren, dhe ia dola. Do të luaj futboll deri në moshën 38-vjeçare, më pas dëshira ime është të bëhem trajner”, u shpreh Açerbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco