Messi: Nëse humb një ndeshje në Argjentinë nuk mund të dalësh nga shtëpia, ndërsa në Spanjë nuk ndodh asgjë

Messi: Nëse humb një ndeshje në Argjentinë nuk mund të dalësh nga shtëpia, ndërsa në Spanjë nuk ndodh asgjë

15:38, 27/10/2019

Lionel Messi në një intervistë për “Tyc Sport” ka krahasuar humbjen e një ndeshje në Spanjë me atë në Argjentinë.

32 vjeçari rrëfen se futbolli në Argjentinë është shumë i çmendur, ku humbja nuk kapërdihet lehtë.

“Nëse humb në Spanjë, asgjë nuk ndodh. Nëse humb në Argjentinë nuk mund të dalësh nga shtëpia dhe është vërtet çmenduri”, shpjegoi Messi.

Shembulli më i mirë për këtë, sipas yllit të Barcelonës, është ajo që shihet me ekipet kombëtare të vendeve të Amerikës Jugore.

“Edhe çmenduria ditore e gjen rrugën brenda futbollit”, shtoi ai.

“Këtë mund ta shohim me ekipet kombëtare në Amerikën Jugore. Tifozët nuk të lënë të flesh. Hedhin gjithçka mbi ju në hotel”, theksoi ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco