Ahmataj falenderon Memën: Më ka lënë një skuadër shumë cilësore, Hasani? Nuk vlerësoj asnjë futbollist për 2 ditë

Ahmataj falenderon Memën: Më ka lënë një skuadër shumë cilësore, Hasani? Nuk vlerësoj asnjë futbollist për 2 ditë

15:21, 27/10/2019

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për “Supersport” pas debutimit me fitore përballë Luftëtarit.

Tekniku u shpreh se mori sinjale pozitive nga skuadra, dhe kjo e kënaq, por tashmë duhet të vazhdojnë për të ardhmen.

Ndeshja e parë, fitore. Fillim më të mirë nuk mund të kishte...

Dua të falenderoj Memën, është mik i mirë. Më ka lënë një skuadër shumë cilësore. Çdo gjë do përmirësim, por skuadra ka kualitet. Kemi objektiva të mëdha, dhe duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Më kënaqi rezultati, por kemi akoma gjëra për të rregulluar.

Lojtarë me përvojë në stol, dhe të rinj në fushë…

Një trajner, veç rezultateve, duhet të lërë edhe një ekip të shëndoshë për të ardhmen. Lojtarëve të akademisë u duhen dhënë minuta, të ngrihen e të shiten, që t’i sjellin të ardhura klubit. Këtë filozofi e kam brenda vetes, sepse kështu e mendoj futbollin.

Ishte zgjedhje taktike lënia jashtë e Hasanit, apo mungesë forme?

Unë nuk vlerësoj asnjë futbollist për 2 ditë stërvitje. Nuk kam aktivizuar lojtarët që vijnë nga dy 90 minutësha. Kanë luajtur dy ndeshjet e fundit për 90 minuta. Lodhja bën të veten. 3 ndeshje për një javë janë shumë për momentin.

Si është gjendja e ekipit nga brenda?

E kam ndjekur ekipin nga jashtë, por nga brenda është diçka tjetër. Unë shoh me një sy të lirë, se kemi disa probleme, pasi e mbajmë të gjatë ekipin në fushë. Duhen rregulluar. Disa gjëra taktike që duhen përmirësuar. Nuk merrem me gabimet dhe rezultatet, por me përmirësimin e manovrës. Lojtarët që do na duhen, do i përdorim, sepse kjo skuadër ka shumë kualitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco