Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Kategoria Superiore/ Laçi fitore fantastike ndaj Vllaznis, Bylis dhe Teuta ndahen në barazim

Kategoria Superiore/ Laçi fitore fantastike ndaj Vllaznis, Bylis dhe Teuta ndahen në barazim

15:10, 27/10/2019

Fitore fantastike e Laçit! Skuadra e Armando Cungut ka mposhtur me rezultatin 3-0 Vllazninë, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore.

Ishte i përhershmi Nuabueze që me dopietën e tij, i dhuroi fitoren e rëndësishme kurbinasve, ndërkohë që Lushkja, vulosi shifrat në 3-0.

Një triumfi i merituar për bardhezinjtë, të cilët e dominuan sfidën! Me fitoren e sotme, Laçi u  ngjit në kuotën e 13 pikëve, po aq sa Skënderbeu.

Ndërsa ndeshja mes Bylisit dhe Teutës u mbyll në barazim. Një sfidë tepër e luftuar, ku nuk munguan kartonët e kuq, si dhe rastet e shumta të shpërdoruara.

 

Vendasit e Dovedan, u shfaqën më kërkues në pjesën më të madhe të ndeshjes, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës. Nuk munguan as rastet e shënimit për durrsakët, por në fund skuadrat u larguan nga “Adush Muça” me vetëm 1 pikë.

 

 

Peposhi dhe Todorovski ishin dy futbollistët e ndëshkuar me kartonë të kuq, për Bylisin dhe Teutën. Ballshiotët vazhdojnë të mbeten të pamposhtur në shtëpi, teksa me pikën e sotme, u ngjitën në kuotën e 17 pikëve, ndërkohë që Teuta, mban vendin e 4-t me 1 pikë më pak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco