Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ahmataj debuton me fitore, Tirana mposht Luftëtarin në Gjirokastër

Ahmataj debuton me fitore, Tirana mposht Luftëtarin në Gjirokastër

15:03, 27/10/2019

Ka përfunduar takimi midis Luftëtarit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë fituan në transfertë përballë gjirokastriteve me rezultatin 3-0.

Ishte Agustin Torassa ai i cili shënojë fillimisht për ekipin kryeqytetas në minutën e 27-të. 31 vjeçari goditi mirë nga brenda zonës duke e çuar topin në rrjetë.

Golin e dytë e realizojë Ngo. Pas një pasimi nga e djathta prej Halilit, anglezi nuk e kishte të vështirë të tundë rrjetën.

Ndërsa goli i tretë për Tiranën u shënua nga Hasani në minutën e 89-të.

Kujtojmë që Luftëtari luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 25-të,  pas ndëshkimit me karton të kuq të Prikas, i cili preku topin me dorë brenda zonës duke shkaktuar 11- metësh.

Nga pika e bardhë e penalltisë futbollisti i Tiranës, Idriz Batha u tregua i pasaktë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco