Reus kritik ndaj skuadrës: Nuk është futboll PlayStation-i, është Bundesliga

Reus kritik ndaj skuadrës: Nuk është futboll PlayStation-i, është Bundesliga

14:42, 27/10/2019

Borussia Dortmund është vetëm dy pikë larg kreut në Bundelisga, por atmosfera brenda skuadrës nuk është aspak e mirë.

Pas barazimit pa gola të marrë në shtëpinë e Schalke-s, kapiteni i verdhezinjve, Marco Reus, ka kritikuar paraqitjen e shokëve të skuadrës.

Gjermani, siç ka bërë të ditur faqja zyrtare e Bundesliga-s, ka dashur t'i japë një mesazh të qartë gjithë ekipit: "Nuk kemi bërë aq sa duhej për të fituar kundër Schalke-s".

"Kemi luajtur më mirë në 15 minutat e fundit, por nuk e prisnim një paraqitje të tillë nga vetja jonë. Duhet të bëjmë më mirë si ekip. Duhet të punojmë pavarësisht nga ato që shkruhen në gazeta".

"Duhet të kuptojmë se ky nuk është futbolli i PlayStation-it, por është Bundesliga. Nuk mund të jemi të kënaqur me paraqitjet dhe rezultatet. Kemi shumë ndeshje të vështira përpara", ka thënë Reus.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco