Presidenti i Luftëtarit: Arbitrat nuk e kanë bërë si duhet punën e tyre, borxhi ka qenë edhe më...

Presidenti i Luftëtarit: Arbitrat nuk e kanë bërë si duhet punën e tyre, borxhi ka qenë edhe më...

12:35, 27/10/2019

Prej kohësh ishte donator i Luftëtarit, ndërsa në verë Bekim Halilaj vendosi të bëjë presidentin e klubit, që kishte mbetur në pikë të hallit, me një mal me borxhe për të shlyer dhe shumë mbrapa për organizimin për kampionat.

Ai arriti të licencojë klubin gjirokastrit dhe të formojë skuadrën në kohë rekord, ku pas një nisjeje për t’u harruar, në javët në vijim Luftëtari ia ka dalë mes vuajtjesh të grumbullojë 6 pikë dhe të bëjë paraqitje dinjitoze.

Para ndeshjes me Tiranën, presidenti Halilaj ishte në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli”, ku shpjegoi arsyet që e shtynë të investojë te Luftëtari dhe nuk ngurroi të akuzojë edhe arbitrimin për gabime në kurriz të bluzinjve.

Vendosët të ishit president i Luftëtarit gjatë verës. Cila ishte arsyeja që morët këtë vendim?
Kam qenë donator edhe më përpara dhe vendosa që të mos e lë në rrugë skuadrën, pasi ia vlente të investoja dhe ta ndihmoja ekipin.

Burimet nga FSHF thonë se keni paguar rreth 500 mijë euro për t’u licencuar para kampionatit?
Borxhi ka qenë edhe më i madh me thënë të drejtën, por ne kemi marrë përsipër ta mbajmë skuadrën në garë dhe po provojmë të bëjmë më të mirën. Kemi lojtarë të rinj, por gjithsesi jemi paraqitur mirë, ndonëse në disa raste na është ngrënë haku nga arbitrimi, gjë që e keni evidentuar edhe ju mediat.

Mendoni se ka ndikuar arbitrimi apo cilësia e skuadrës?
Mendoj se fillimisht e kemi nisur neve keq, por edhe arbitrat nuk e kanë bërë si duhet punën e tyre dhe jam i bindur që për gabimet e tyre, na mungojnë rreth 4-5 pikë.

Keni kërcënuar edhe me braktisje nga kampionati. Sa seriozisht e keni menduar këtë opsion?
Në fakt ka pasur edhe deklarata emocionale, por duhet thënë se më shumë ka qenë një sinjal për të thënë se duam drejtësi në gjykim.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco