Selahi flet për golin e parë: Përpiqem të tregoj cilësitë e mia, çdo gjë që ndodh në jetën time vjen prej Zotit

Selahi flet për golin e parë: Përpiqem të tregoj cilësitë e mia, çdo gjë që ndodh në jetën time vjen prej Zotit

11:52, 27/10/2019

Lindon Selahi, futbollisti i kombëtares shqiptare,  është kthyer në një titullar të paprekshëm tek skuadra e Twentes në kampionatin holandez.

Në ndeshjen e fundit në kampionat, Selahi arriti  që të realizonte dhe golin e tij të parë me fanellën e Tëwntes.

Në një prononcim për “RTV Oost” 20 vjeçari u shpreh se konkurrenca e ndihmon në ekip, ndërsa tashmë Twente e ka vetë në dorë rrugëtimin në kampionat. Ai nuk harroi të falenderojë Zotin për golin e tij të parë.

Image

FITORJA – Ndihem shumë mirë që fituam pas një situate të vështirë. Kemi treguar se çfarë ekipi kemi. Tani varet nga ne, që të vazhdojmë kështu. Personalisht mundohem të zbatoj detyrat që më jep trajneri. Jemi stërvitur mirë gjatë javës dhe kjo u reflektua edhe në ndeshje.

KONKURRENCA – Mësoj shumë nga shokët e ekipit, në çdo stërvitje. Është mirë që lojtarët e rinj të mësojnë prej atyre me eksperiencë. Konkurrenca është vetëm e mirë, mendoj unë. Ndaj Emen pati shumë presion, por ky është futbolli. Ndonjëherë fiton, ndonjëherë mëson. Kurrë nuk humbet. Fituam këtë herë dhe kjo është gjë e mirë

GOLI – Përpiqem të tregoj cilësitë e mia në çdo ndeshje dhe të jap gjithçka nga vetja. Është një ditë speciale për mua, pasi është goli im i parë në futbollin profesionist. E gjithë familja ime ishte në stadium dhe jam shumë i lumtur edhe për ta.

FESTIMI – Çdo gjë që ndodh në jetën time vjen prej Zotit. Unë jam mysliman dhe jam krenar për këtë. Zoti më ndihmoi të shënoja golin. Uroj të jetë i pari i një serie të gjatë golash. Do bëj maksimumin në ndeshje dhe maksimumin të shënoj

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco