Dueli mes Cavanit dhe Icardit, Tuchel sqaron situatën

Dueli mes Cavanit dhe Icardit, Tuchel sqaron situatën

09:59, 27/10/2019

Mauro Icardi si alternativë në vend të Edinson Cavani, apo të dy si çift në sulm? Ky dyshim u ngrit në konferencën për mediat që trajneri i PSG, Thomas Tuchel mbajti këtë fundjavë.

E bujshme ishte përgjigja e teknikut gjerman, sipas të cilit nuk ekziston një hierarki në sulmin e kampionëve të Francës, duke përgënjeshtruar atë që mediat e kanë servirur si një duel mes argjentinasit dhe uruguaianit për një vend në formacion.

“Jo, nuk është e vërtetë. Kjo gjë mund të ndryshojë çdo tre ditë, duhet të përshtatemi me situatat. Cavani ka qenë i dëmtuar, nuk është faji i tij, por kështu qëndron fakti. Edhe duhet mbrojtur. Nuk duhet ta aktivizojmë në fushë, vetëm për faktin se quhet Cavani.

Duhet të jemi të kujdesshëm, është e vështirë të hysh në një skuadër që luan me shumë intensitet. Por kjo nuk do të thotë se është numri 2 apo numri 3. Nuk besoj”. 

“Kemi këtë situatë, duhet të gjejmë situatën e duhur. Këta dy futbollistë janë shumë të ngjashëm, janë bomber dhe punojnë shumë pa top, duke bërë presing. Nëse luajnë bashkë, mund edhe të gjejnë një zgjidhje. Duhet të provoj... mbase e bëj edhe nesër”, deklaroi Tuchel.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco