VIDEO/ Atletico Madrid kthehet tek fitorja, i bashkohet Barcelonës në krye

VIDEO/ Atletico Madrid kthehet tek fitorja, i bashkohet Barcelonës në krye

09:08, 27/10/2019

Atletico Madrid mori tre pikë të arta në ndeshjen që shzhvillojë ndaj Athletic Bilbaos, në stadiumin “Wanda Metropolitana” të kryeqytetit spanjoll.

“ Los Colchoneros” fituan me rezultatin 2-0.

Image

Me mungesa të rëndësishme në repartin e mbrojtjes dhe pa portugezin Joao Felix, skuadra e Diego Simeones kaloi në avantazh me anë të Saul në minutën e 28’ dhe mbylli llogaritë me Alvaro Moratën në pjesën e dytë, të dy të asistuar nga Correa.

Duke përfituar edhe nga shtyrja e “El Classico”-s, Atletico e Madridit ngjitet në krye të renditjes me 19 pikë, aq sa ka edhe Barcelona dhe një më tepër se Reali i Madridit, që mban vendin e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco