Candreva flet i zhgënjyer: Ja problemi i Interit...

Candreva flet i zhgënjyer: Ja problemi i Interit...

23:43, 26/10/2019

Interi nuk mori më shumë se një barazim 2-2 në përballjen ndaj Parmës e vlefshme për javën e 9-të në Serie A.

Pas ndeshjes, për mediat foli Antonio Candreva, i cili ishte protagonisti kryesor i zikaltërve, me një gol dhe një asist.

“Barazuam një ndeshje që donim ta fitonim. Patëm një pjesë të parë jo të mirë, ndërsa luajtëm më mirë në të dytën. Na vjen keq që nuk arritëm të fitonim. Performanca personale nuk të shërben nëse ekipi nuk fiton. Jemi të mërzitur dhe të acaruar për mënyrën se si shkoi ndeshja.

Mendoj se problemi ishte që duhet të ishim më të zgjuar dhe ta menaxhonim mirë avantazhin 1-0. Nga nesër do të nisim të mendojmë për Brescian. Është një ndeshje e komplikuar, si çdo ndeshje në Serie A. Duhet të rikuperojmë energjitë, si nga ana fizike, por edhe nga ana psikologjike.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco