Vlerësimi i lojtarëve: Inter 2-2 Parma, nota e Dermakut dhe të tjerëve...

Vlerësimi i lojtarëve: Inter 2-2 Parma, nota e Dermakut dhe të tjerëve...

22:41, 26/10/2019

Interi ka humbur mundësinë e artë për të marrë kryesimin në Serie A.

Të besuarit e Antonio Contes nuk morën më shumë se një barazim 2-2 në përballjen ndaj Parmës e vlefshme për javën e 9-të në Serie A.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Antonio Candreva (23′) dhe Romelu Lukaku (51′) për vendasit, ndërsa për miqtë realizuan Yann Karamoh (26′) dhe Gervinho (31′).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anësori italian, Candreva, i cili mori notë (8.9).

Në krahun tjetër, nota më e ulët në këtë takim shkoi për mesfushorin kroat, Marcelo Brozovic (6.0).

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku, që pati një paraqitje të mirë duke u vlerësuar me notën (7.1).

Ja vlerësimi për të gjithë lojtarët:

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco