Juventus publikon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Lecces, mungon ‘ylli’ i skuadrës

Juventus publikon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Lecces, mungon ‘ylli’ i skuadrës

18:09, 25/10/2019

Juventus ka publikuar ditën e sotme  listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Lecces, e vlefshme për javën e 9-të në Serie-A.

Në këtë listë bie në sy mungesa e Cristiano Ronaldos, i cili është lënë të pushojë nga trajneri Maurizio Sarri.

Sarri në një deklaratë për shtyp tha se portugezi ka nevojë për pushim dhe se ede nuk e di se kur do të kthehet.

“ Ronaldo ka nevojë për pushim dhe ende nuk e di se deri kur. Unë flas me të çdo ditë, për t’u informuar mbi gjendjen e tij. Klubi do të vendos ashtu siç do të thotë ai.

Për kujtesë, CR7-ta ka humbur vetëm një ndeshje për këtë sezon, atë ndaj Brescias dhe shkaku ishte një dëmtim.

Trajneri i ‘bardhezinjve’ i duhet të bëjë dhe pa shërbimet e Duglas Costa dhe Aaron Ramseyt, të cilët janë të dëmtuar.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco