Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

Julian Ahmataj thotë fjalët e para si trajner i Tiranës: Ky shans të vjen një herë në jetë

Julian Ahmataj thotë fjalët e para si trajner i Tiranës: Ky shans të vjen një herë në jetë

17:54, 25/10/2019

Pas mbledhjes në kompleksin “Skënder Halili” me lojtarët dhe presidentin e Tiranës, Refik Halilin, ishte vetë trajneri i sapoemëruar i bardhebluve, Julian Ahmataj, që foli për mediat.

Teksa lojtarët po fillonin stërvitjen e sotme, Ahmataj foli fjalët e para si trajner i Tiranës.

Ai u shpreh se kjo është një mundësi që të vjen një herë në jetë, dhe se do e shfrytëzojë të bëjë maksimumin për të fituar ndeshjet.

Ahmataj deklaroi se do bëjë çmos që t’i japë titullin presidentit Halili, ndërsa ndër të tjera falënderoi edhe paraardhësin e tij, Ardian Memën.

Çfarë prisni nga kjo aventurë?

Dua të falenderoj njerëzit që me besuan dhe presidentin. Kam një shans që të vjen, ose jo në jetë. Do e shfrytëzoj, të jap më të mirën time. Do bëj më të mirën që Tirana të dalë kampion. Sa do ia arrijmë, nuk di si ta garantoj. Të ishte për mua, dilnim kampion që tani. Di që kampion dilet në maj. Duhet të bëjmë mirë çdo ditë që të arrijmë te rezultatet pozitive. Kam miqësi me Memën, dhe e falenderoj për grupin e ndërtuar këtu. Më vjen keq që u largua nga Tirana, është njeri i përsosur, por kjo është puna jonë. Ne duhet të shohim përpara. Respekt për Memën pafund.

Klubi i ëndrrave?

Të drejtosh klubin me më shumë tituj është e madhe. Karriera e një trajneri dhe futbollisti nuk kanë fund. Njeriu duhet të shohë larg.

E keni parë ekipin. Çfarë problemesh mendoni se ka pasur?

Ka të tjera gjëra ta shohësh nga jashtë, edhe nga brenda. Për të dhënë këto opinione, duhet të shohim përpara në futboll. Nuk kemi ardhur të gjejmë fajtorët apo ata që kanë gabuar, por të ecim përpara. Të përmirësohemi dita-ditës. Nëse do arrijmë që të shpallen kampion, sportistët do shpallen, do jetë merita e tyre. Unë nuk kam asnjë meritë.

E nisni në Gjirokastër…

Nuk do doja ta filloja në Gjirokastër. Kam respekt për atë ambient. Kanë një ekip të mirë, që besoj se do na hapë punë.

Sa e vështirë do jetë për ju, që keni drejtuar ekipe që kanë mbijetuar në kategori, ndërsa sot jeni te Tirana?

Në futboll, ka një gjë. Ose di ta bësh punën, ose nuk di ta bësh. Nga renditja, po ta shohësh, në Gjirokastër, për pikët që kam marrë atje, mund të isha në vend të parë. Nuk është kjo matësi i një skuadre. Në një ekip të madh, ke më shumë probleme. Ke më shumë alternativa, më shumë lojtarë. Gjëra që të vënë në një situatë që duhet të bësh zgjedhje.

Çfarë ju kërkuat lojtarëve?

Të japin maksimumin. E them publikisht. I kam hequr nga përgjegjësia e rezultateve. Kjo gjë i transmetohet lojtarëve, sepse ka rëndësi. Lojtarët kanë përgjegjësi për atë që bëjnë në fushë dhe jashtë. Ata nuk kanë përgjegjësi për rezultatet.

Mrekulli për tifozët e Tiranës, duke sjellë titullin?

Unë nuk kam bërë asnjë mrekulli më parë. Unë kam vënë njerëzit në pozita pune, nuk kam bërë asnjë mrekulli. Këtë di të bëj më mirë, në vendet ku shkoj të punoj. Nuk luaj unë në fushë, luajnë futbollistët. Sa të aftë do jemi që t’i vëmë në punë këta lojtarë, kjo do shihet.

I ke pasur disa nga lojtarët shokë. Ka probleme disiplinore ky grup?

Trajnerët janë të informuar për çdo lojtar, në çdo cep, në këtë kampionat. Teknologjia ka bërë që t’i shohim sa më mirë këto gjëra. Në momente që ka një grup të fortë, me karaktere të ndryshme, duhet më shumë që ekipi të ecë para. Se çfarë do vijë më pas, do shihet rrugës.

Të vendos në presion fakti që ke pasur sukses me skuadra që kanë qenë në vështirësi?

Në futboll duhet të fitosh. Nuk kam marrë ndonjë skuadër që të humbas, ose të barazoj. Duhet të fitosh çdo ndeshje në futboll.

Ke lojtarët që të zbatojnë idetë e tua në formacion?

Po të mos ishin këto lojtarë, nuk do e pranoja këtë detyrë.

Presidenti i Tiranës kërkon titullin kampion. Je i gatshëm t’ia japësh?

Do bëj maksimumin që t’ia jap titullin, bashkë me lojtarët. I uroj suksese të gjithëve, edhe duke qenë 100-vjetori i klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco