Tirana prezanton trajnerin e ri, Halili: Ju tregoj pse zgjodha Julian Ahmatajn

Tirana prezanton trajnerin e ri, Halili: Ju tregoj pse zgjodha Julian Ahmatajn

17:23, 25/10/2019

Menjëherë pasi klubi i Tiranës zyrtarizoi trajneri e ri, Julian Ahmatajn, ai është prezantuar nga presidenti Refik Halili edhe para skuadrës.

Në ambientet e kompleksit “Skënder Halili”, presidenti dhe skuadra zhvilluan një mbledhje pak momente para nisjes së stërvitjes, ku prezantoi për grupin edhe trajnerin Ahmataj.

Më pas, teksa grupi po bëhej gati për seancën stërvitore, presidenti Halili ndaloi të fliste edhe për mediat e pranishme, ku tregoi pse zgjodhi pikërsht Ahmatajn, por i dha edhe lojtarëve një mesazh, se duhet të vazhdojnë të bashkuar përpara.

Largimi i Memës…

Duhet të mësohemi me presionin. Klubi ka presion në çdo ndeshje. E thamë edhe brenda në mbledhje, kush vesh bluzën e klubit, duhet ta përballojë presionin. Rezultati na detyroi. E falenderoj presorin nëpërmjet jush. Kemi folur prej ditësh. Si njeri tolerant që është, i mrekullueshëm, ai pranoi të largohej.

Kontrata?

Janë gjëra që do i merrni vesh në vazhdim. Kontratën e firmosim nesër. Nuk kishim kohë as të merreshim me kontratën. Më shumë folëm çfarë do bëjmë në të ardhmen. Është gjëja e fundit kontrata për mua. Nuk na mban kontrata. Do jemi transparentë, do e shihni dhe ju. Keqardhje e madhe, sepse kisha dëshirë që ta mbyllja sezonin me një njeri shumë të mirë, si Adian Mema,  i jashtëzakonshëm, por, siç dihet në futboll vendosin rezultatet, që na detyrojnë të bëjmë ndryshime.

Ka pasur kandidatura të tjera për të ardhur te Tirana si trajner?

Telefoni është i mbushur plot, vendosa të rri më mirë brenda familjes. Të rrimë te futbollistët që kanë luajtur për Tiranën. Them se kemi bërë zgjedhjen e duhur.

Do ketë ndërhyrje në janar?

Është shpejt për të folur për këtë. Do flasë stafi në fillim, ne do i shkojmë në mbështetje.

Çfarë të premtoi?

Ai e njeh ekipin dhe skuadrën. Të shohim çfarë do bëjë, çfarë ka premtuar. Kohë nuk ka, luajmë vetëm pasnesër. Shpresoj që ndryshimi të vijë. Në 7-8 vitet e fundit, skuadra ka kontigjent lojtarësh të mirë. Janë lojtarë që kanë arritur disa tituj. Kanë besim te çunat, por duhet të bashkohen për të ecur përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco