Ish-trajneri i Milanit kandidat favorit për të marrë drejtimin e Lazios

Ish-trajneri i Milanit kandidat favorit për të marrë drejtimin e Lazios

14:39, 25/10/2019

Gennaro Gattuso raportohet se është përsëri në radarin e Lazios për të zëvendësuar trajnerin Simone Inzaghi.

Pas humbjes 2-1 ndaj Celtic-ut në Europa League, “Tuttomercatoweb” shkruan se Inzaghi është në rrezik dhe sytë e bordit po mendojnë për një shkarkim të mundshëm.

Mediat italiane shtojnë se Gattuso është kandidati kryesor për të zëvendësuar 43-vjeçarin italian në stolin e Lazios.

Ish-trajneri i Milanit ka mbetur pa punë dhe prej muajit të kaluar është i lidhur ngushtë për të hyrë në negociata me Lazion.

Në rast se Lazio merr tjetër rezultat zhgënjyes në fundjavë kundër Fiorentinës, atëherë Inzaghi duhet të bëjë gati valixhet e largimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco