FOTO/ Tifozët e Tiranës shpërthejnë ndaj Artan Hoxhës: Kronist, muzikant, gjinekolog, çfarë je?...

FOTO/ Tifozët e Tiranës shpërthejnë ndaj Artan Hoxhës: Kronist, muzikant, gjinekolog, çfarë je?...

23:33, 23/10/2019

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, përveç komenteve për kriminalitetin në vend, po shfaqet shpesh edhe në emisione televizive ku flitet për futbollin, duke i kombinuar analizat e tij policesko-investigative, me debatet sportive. 

Madje në një rast, ai shfaqej njëkohësisht në emisionin “Opinion” dhe në emisionin “Procesi Sportiv”.

Në stadiumin “Adush Muça”, të Ballshit, aty ku Tirana u mposht nga Bylisi me rezultatin 3-1, nuk mungonin as tifogrupi tjetër i bardhebluve “Capital Crew”.

Ky tifogrup u dënua nga Disiplina me përjashtim të përhershëm nga stadiumet shqiptare, pas ngjarjeve në pragderbin Tirana-Partizani.

Ata kanë shpalosur edhe disa pankarta, ku në qendër është pikërisht gazetari i kronikës, i cili lidhur me ngjarjet në derbin e kryeqytetit, foli për bomba të vendosura nga tifozët bardheblu.

 “Artan Hoxha, kronist, muzikant, gjinekolog?! Ça je?, shkruhet mbi banderolë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco