Champions League/ Interi merr fitoren e parë në grup, mposht rivalin direkt

Champions League/ Interi merr fitoren e parë në grup, mposht rivalin direkt

23:02, 23/10/2019

Inter ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e xhiros së tretë të grupeve të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur 2-0 Borussia Dortmundin në “San Siro”.

Skuadra e Antonio Contes ka arritur të regjistrojë fitoren e parë këtë sezon në garën elitare për klube.

Golin e epërsisë Interi e shënoi nëpërmjet Lautaro Martinez në minutën e 22-të të ndeshjes, pas një asisti të marrë nga mbrojtësi Stefan de Vrij.

Në pjesën e dytë, Interi ka pasur mundësi të artë për të dyfishuar epërsinë, nëse Martinez të mos gabonte nga penalltia në të 83’.

Fitoren e Interit në këtë përballje e vulosi Antonio Candreva, që në minutën e 89-të realizoi për 2-0.

Me këtë fitore, Inter numëron 4 pikë, aq sa ka edhe Dortmundi që zë vendin e dytë në grup, me Barcelonën që kryeson renditjen me 7 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco