‘Mendoj se kam luajtur mirë’, flet De Ligt: Te Ajaksi kam punuar më shumë në palestër

‘Mendoj se kam luajtur mirë’, flet De Ligt: Te Ajaksi kam punuar më shumë në palestër

22:05, 23/10/2019

Matajs De Ligt ishte një nga lojtarët më të përfolur në merkaton e verës, për shkak të interesimit të skuadrave të ndryshme në drejtim të tij.

20-vjeçari zhvilloi një sezon fantastik me Ajaksin vitin e kaluar duke shkuar deri në gjysmë-finalen e Ligës së Kampionëve. Junajtid, PSG-ja, Barcelona dhe Juventusi, ishin vetëm disa nga skuadrat e interesuara për të marrë shërbimet e tij, me futbollistin që zgjodhi të transferohej në Torino.

Megjithatë aventura e tij në Itali nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ka pasur shumë kritika, ku thuhet se nuk po tregon të njëjtën formë si te Ajaksi.

Për këto ka folur edhe vetë De Ligt, i cili në një intervistë, pas ndeshjes së djeshme kundër Lokomotivës së Moskës u shpreh: “Unë mendoj se kam luajtur mirë. Kam qenë i përqendruar në ndeshje dhe nuk kam bërë shumë gabime. Thjesht duhet të bëja punën time, dhe mendoj se ia dola. Kundërshtari praktikisht nuk kishte asnjë gjuajtje për gol.

Te Ajaksi kam punuar më shumë në palestër sesa këtu. Kështu që fjalët që unë kaloj më shumë kohë në palestër nuk janë aspak të vërteta. Nuk jam kujdesur veçanërisht për kritikat. Kjo sepse, për të qenë i sinqertë nuk lexoj shumë.”, përfundoi mbrojtësi holandez.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco