Dhunuan gjyqtarin, arrestohen 2 persona në Kosovë

Dhunuan gjyqtarin, arrestohen 2 persona në Kosovë

21:41, 23/10/2019

Dy persona janë arrestuar pas ndeshjes së futbollit mes Gjilanit e Llapit, e vlefshme për xhiron e 11-të të IPKO Superligës së Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht gjyqtarin anësor Meriton Berisha.

Ismet Hasani, zëdhënës në Policinë e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se Berisha ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është duke u trajtuar në qendrën e mjekësisë në Gjilan.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe klubi i Gjilanit, i cili distancohet nga aktet e dhunës dhe i dënon ashpër ato.

KOMUNIKATË ZYRTARE:

“Sport Club “Gjilani” distancohet nga sjelljet e dhunës të ndodhura pas përfundimit të javës së njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës ndaj Llapit.

Klubi dënon ashpër aktet e dhunës, të cilat nuk i takojnë dhe nuk i ngjajnë as për së afërmi kulturës së mikpritjes ndër vite. Ne, si klub jemi, kategorikisht kundër çdo akti të dhunës në stadiumet tona dhe se dhuna nuk është mjeti ynë për arritjen e qëllimeve të klubit.

Ne ftojmë organet e drejtësisë të merren me rastin dhe presim që të zbardhet sa më parë. Gjyqtarit në fjalë, komunitetit të gjyqtarëve dhe gjithë opinionit sportiv u kërkojmë falje për këto skena të pahijshme dhe premtojmë se do të marrim gjitha masat e duhura që të mos ndodhin asnjëherë tjetër.

SC Gjilani, 23 tetor, 2019”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco