Disiplina merr vendimet/ Gjobiten tre ekipe të Superligës

Disiplina merr vendimet/ Gjobiten tre ekipe të Superligës

19:14, 22/10/2019

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet e ditës së sotme.

Skënderbeu është dënuar me gjobë 100 mijë lek për sjellje të gabuar të spektatorëve, ndërkohë që po me këtë masë gjobe janë dënuar edhe Vllaznia e Luftëtari.

Edhe trajneri i gjirokastritëve, Jorgos Marantas, është dënuar me një gjobë 100 mijë lek, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes. Ndërkohë, zyrtari i bluzinjve, Agron Bajrami, po për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, është dënuar me 8 ndeshje pezullim. Ndërkohë më poshtë, vendimet e plota.

VENDIMET E PLOTA

KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

Zyrtar i KF “Luftëtari”, Agron Bajrami, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Zyrtar i KF “Luftëtari”, Georgios Marantas, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 47/3 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000(njëqind mijë) lek.

Zyrtari i KF “Shënkolli”, Albert Rusit, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Mirdita”, Besjan Pepkolaj, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar në lojë të ndaluar, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Tepelena”, Dhimitros Sakas, për ofendim ndaj lojarit kundërshtar , në bazë të Nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Butrinti”, Benardo Bazaj, për provokim të publikut,në bazë të Nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Tomorri”, Endri Korroveshi, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Internacional” U-19, Marvi Hasani, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Partizani” U-19, Alesio Kolonja, për sjellje jo sportive ndaj lojatarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Shkëndija Dr” U-19, Fatjon Hasani, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

KF “Teuta” U-17, për akte dhune duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes kundër KF “Luftëtari” U-17, në bazë të Nenit 64/2/b të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe dhe 8 (tetë) ndeshje pa spektator në stadium përkatës.

KF “Kukësi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Beslidhja” U-17, në bazë të Nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi.

KF “Kukësi” U 15, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Tirana” U-15, në bazë të Nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco