FOTO/ Ngjarje e rëndë, huliganët grekë gjakosin tifozët e Bayern Munchen

FOTO/ Ngjarje e rëndë, huliganët grekë gjakosin tifozët e Bayern Munchen

19:10, 22/10/2019

Pamje të turpshme ato që vijnë nga Athina, në ndeshjen e të rinjve mes Olimpiakosit dhe Bajernit të Mynihut.

Në stadiumin “Peristeri”, në minutën e 84-t të ndeshjes që po luanin ekipet U-19, ndodhi diçka e paimagjinueshme.

Huliganët e Olimpiakosit, pushtuan fushën me shkopinj dhe materiale të forta nëpër duar, dhe shkuan për të sulmuar tifozët e Bajernit, edhe me flakadanë.

Për disa minuta, ndeshja dhe gjithçka ngriu aty, ndërkohë që lojtarët dolën nga fushë.

Pamjet që shfaqin mediat greke, tregojnë tifozë të gjakosur pas sherrit.

Ndërkohë, i menjëhershëm ishte falja që klubi i Olimpiakosit i kërkoi tifozëve të Bajernit, ndërkohë që UEFA pritet të ndëshkojë ashpër klubin grek për këto trazira.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco