Mema sqaron zërat për largimin nga Tirana: Jemi vend i vogël, thashethemet...

Mema sqaron zërat për largimin nga Tirana: Jemi vend i vogël, thashethemet...

18:43, 22/10/2019

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, doli sot në një konferencë për shtyp për të analizuar ndeshjen e radhës ndaj Bylis në transfertë.

Një takim shumë delikat ky për bardheblutë në të cilin Tirana gjithsesi do të kërkojë 3 pikët.

Mema komentoi edhe zërat për largimin e tij nga stoli i Tiranës.

“Të gjitha ndeshjet janë njëlloj, brenda e jashtë. Tani ka kushte të mira, mund të luash sepse janë fushë të mira. Pra dalin në pah cilësitë. Në Ballsh kanë fushë të mirë dhe na lë të luajmë dhe të tregojmë vlerat tona. Nuk ka të bëjë fjala transfertë. Me rëndësi është që të bëjmë punën si duhet.

E kam sqaruar edhe më përpara. Ishte fat i keq në Vlorë, nuk e justifikoj as veten dhe lojtarët. Fati është pjesë e lojës. Ekipi ka vlera, mban topin, krijon raste. Kemi pësuar disa gola, që nuk duhej. Me Kukësin kemi pësuar gola të merituar nga kundërshtari. Ka keqardhje për pikët e lëna në Vlorë. Kampionati është i tillë. Ne kemi luajtur mirë me pjesën më të madhe të skuadrave. Futbolli nuk të fal po humbe përqendrimin.

Ndoshta pritshmëritë janë të mëdha, pritet që të fitohet pafundësisht. Mund të kesh moment delikat në kampionat kur nuk të ecin punët. Ndodh edhe kjo. Gjëra të rëndomta që ndodhin në Shqipëri janë edhe këto. Nuk jam i pari që bie pre e thashethemeve, e kanë provuar kudo në gjithë futbollin tonë shumë trajnerë. Vjet ishte prova ime. Loja është fytyra e një trajneri. Ndaj edhe rinovuam kontratën.

Pres të jemi në tre ekipet e para. Duhet t’i shohim dhe t’i themi gjërat tamam, siç janë. Ajo periudhë iku, por mund të rikthehet. Jemi vend i vogël dhe një fjalë e një njeriu me peshë mjafton që të nisin parashikimet. Në punë më mbajnë rezultatet, asgjë tjetër”, deklaroi trajneri i bardhebluve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco