Modriç: Për ‘Topin e Artë’ janë katër favoritë. Ja emrat që ka zgjedhur kroati

Modriç: Për ‘Topin e Artë’ janë katër favoritë. Ja emrat që ka zgjedhur kroati

18:41, 22/10/2019

Për shumë njerëz, Luca Modric do të mbahet mend si lojtari që theu mbretërimin 10-vjeçar të dyshes Cristiano Ronaldo-Lionel Messi. 

Fituesi i “Topit të Artë“ dhe finalist me Kroacinë në Kupën e Botës në vitin 2018 ka përjetuar një sezon mjaftë të vështirë me Real Madrid, madje deri në atë pikë sa do të mungojë në listën e 30 lojtarëve të nominuar për çmimin e “Topit të Artë”.

I pyetur  nga “France Football” se kush do të jetë fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2019, kroati nuk dha një emër konkret por tha se 4 futbollistë dallohen mes të tjerëve.

“Është e vështirë, por janë katër emra që dallohen nga të tjerë: Cristiano Ronaldo, Leo Messi, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah. I uroj suksese pasi mes tyre mund të ndahet çmimi,” përfundojë Modric.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco