Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Iskos i kërkohet largimi nga Real Madridi

Iskos i kërkohet largimi nga Real Madridi

18:17, 22/10/2019

Isko me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi, për shkak se ai nuk konsiderohet një titullar nga Zidane.

Mesfushori spanjoll nuk ndihet aspak i lumtur me situatën aktuale te madrilenët, dhe thuhet se po mendon largimin.

Janë disa skuadra që po ndjekin me kujdes situatën e lojtarit te Reali, të cilin do të provojnë ta transferojnë në merkaton e ardhshme.

Megjithatë nuk është vetëm lojtari që mendon largimin, por ka marrë edhe një sugjerim për t’i dhënë fund aventurës me Realin.

Federata Spanjolle i ka thënë lojtarit të largohet nga skuadra aktuale, në mënyrë që të mos humbasë vendin në kombëtare për Euro2020.

Sipas asaj që shkruan “Diario”, drejtuesit e Federatës besojnë te aftësitë e Iskos, dhe duan ta kenë atë në formë të mirë për Europianin, dhe për këtë arsye i kanë kërkuar largimin nga klubi aktual.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco