Brozovic: Tek Interi kanë ndryshuar shumë gjëra

Brozovic: Tek Interi kanë ndryshuar shumë gjëra

17:11, 22/10/2019

Interi do të luajë ditën e nesërme me Dortmundin, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në prag të kësaj sfide ka dalë në konferencë së bashku me trajnerin Conte, edhe mesfushori zikaltër, Marcelo Brozovic.

Kroati e pranoi se ky është Interi më i fortë që nga koha kur është pjesë e kësaj skuadre, dhe shprehet se mund të përmirësohet akoma më shumë.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar, tani unë jam më i qetë në fushë. Mungesa e Sensit? Pa atë do të jetë më e vështirë të luash, por ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje të rëndësishme.

Ky është Interi më i fortë që kur unë kam mbërritur këtu. Kanë mbërritur shumë lojtarë me përvojë, dhe ne jemi përforcuar shumë.

Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme, luajmë në shtëpi dhe duam të fitojmë. Mënyra e të luajturit pa Sensin nuk ndryshon shumë, pasi unë duhet të bëj gjërat e mia në fushë. Ne duhet të bëjmë edhe pa atë.

Para tre apo katër viteve unë kam qenë më i ri. Shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë, unë jam bërë baba dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Tani i shikoj gjërat më ndryshe, kam punuar vetëm, edhe kur nuk isha mirë. Duhet të përmirësohem në fazën mbrojtëse, aty duhet të jem më ikujdesshëm. Diçka të tillë ma ka thënë edhe trajneri. E di që unë mund të bëj më shumë”, u shpreh Brozovic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco